Zgjedhjet për kreun e PD, Gjana: 75067 anëtarë zgjedhin kreun e ri të partisë, çdo kandidat ka vëzhguesin e vet
Kritikëve për mungesë të transparencës apo barazisë në garë, Komisioni i Zgjedhjeve për kryetarin e PD ka bërë të ditur rregullat që do të ndiqen në votimin e 13 qershorit.
Jemin Gjana në deklaratën për mediet shprehet se komisionet jenë nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të kandidatëve.
"Jemi me 4 palë sy vëzhgimi e 3 anëtarëve gjithsej në Komision dhe 4 anëtarëve përfaqësues, vëzhgues," tha Gjana.
Megjithë kërkesën për të pasur listën e anëtarësisë, Gjana shprehet se janë 75 mijë persona që do të kenë të drejtën e votës, por emrat sipas tij janë të mbrojtur me ligj.
Megjithatë edhe këtu ai deklaroi se do të ketë një tolerancë.
"Është 75067 anëtarë të cilët janë të mbyllur në sistem, mund të check-ohet vetëm në prani të 4 përfaqësuesve që 4 kandidatët kanë të drejtë të përcaktojnë," tha ai.
Përballë Lulzim Bashës icili kërkon rimandatim konkurojnë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.
