Vlorë/ 39-vjeçari qëllohet në të dyja këmbët

Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si shtetasi Ergys Likaj, 39 vjeç.

Ai është është paraqitur vetë në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.Burime për Ora News bëjnë me dije se është qëlluar në të dyja këmbët.

I plagosuri ndodhet në reaminacion, jashtë rrezikut për jetën.Rrethanat dhe shkaqet e plagosjes nuk dihen ende.

"Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" njoftoi zyrtarisht policia.

Policia fillimisht dyshoi se 39-vjeçari mund të ishte plagosur gjatë një konflikti në një lokal në Lungomare por pas kontrollit nuk gjeti asnjë skenë krimi.

Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ndodhur në ndonjë fshat të Vlorës.Vetë Likaj për policinë ka deklaruar se është vetëplagosur.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa kanë shoqëruar një person për marrjen në pyetje.