Kultivonin kanabis në pyll, dy të arrestuar në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 10:00
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të bluve, u bë ndalimi për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe A. M., 52 vjeç, banues në Fier.
Këta 2 shtetas u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
