Ura e Plakës, trashëgimi Europiane, Bello: Objektet të marrin vëmendjen e shtetit, përkujdesje çdo vit

Historian Hasan Bello, ka folur në lidhje me Urën historike të Plakës në Epir, e cila ka fituar një nga 24 Çmimet e Trashëgimisë Evropiane,  “Europa Nostra”.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Bello shprehet se objektet e trashëgimisë kulturore duhet të marrin vëmendjen e shtetit vit pas vit. Ai thotë se këto objekte të cilat janë transaksione turistike nuk duhen lënë në mëshirën e donacioneve të huaja.

“Shteti shqiptar është e mira të mos i lërë në mëshirën e donacioneve të huaja, objektet  e trashëgimisë kulturor, por që ti japë rëndësinë e duhur  vit pas viti, sepse për shkak të kushteve atmosferike, këto objekte, herë pas here pësojnë dëmtime. Prandaj shteti shqiptar e ka pak të vështirë si një shtet i varfër për t'i mbajtur, për t’i restauruar, por gjithsesi janë prioritet muzealë, përsa i përket atraksionit për turistët, pasi rigjenerojmë të ardhura indirekte.

Po ashtu ai ka komentuar edhe inciativën e  Akademisë së Shkencave për të rishkruar historinë e Shqipërisë, duke thënë se e sheh pozitive një nismë të tillë.

Më rej shton se e përfshirë do të jetë edhe periudha postkomuniste, ndërsa thekson se kjo nismë nuk do të jetë e lehtë për historianët.

"Çdo projekt të kësaj fushe e shoh pozitiv. Nga ana tjetër e përgëzojë qeverinë shqiptare që kthur vëmendjen tek institucionet tona arsimore.

Besoj se do të futet, sepse 30 vjet nuk janë pak, është një periudhë tepër e vështirë, por edhe shqiptarët duhet të mësohen tani se nuk do të ketë një histori, në kushtet e pluralizmit politik, çdo grup shkruan një version sipas interesit të tij. Pra gjithmonë do kemi dy tre ose katër alternativa sidomos për historinë bashkohore, kur prek edhe politikanët. Do rishikojmë sesi do rishkruhet por edhe për historianët nuk është e lehtë.

Patjetër, sigurisht që ka nevojë. Shqipëria ka nevojë edhe për studime të thelluara. Duhet të ketë investime sepse kemi histori të fushave të ndryshme. Duhen studiuar dinamikat."