Zbulohet axhenda e ministrit gjerman Roth, ja kë do të takojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 09:41
Zbulohet axhenda e ministrit gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ditën e sotme, 27 maj Roth do të ketë një takim me kryeministrin Rama në orën 17:30 dhe më pas do të mbajnë një konferencë për shty së bashku me zotin Rama.
Në orën 19:310, Roth do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas burimeve, ditën e nesërme, 28 maj ministri do të ketë një takim me ministren Olta Xhaçka në orën 09:30 dhe në orën 10:30 do të zhvillojë një takim me zotin Basha.
Bnë përfundim të takimit me kryedemokratin Basha do të ketë një prononcim për media.
Në vijimësi të takimeve, në orën 11:45 Roth do të zhvillojë një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të RYCO-s.
