Dyrnjaja: Nuk e marr në konsideratë Shehajn. Çipa: Nuk është garë me mundësi të barabarta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 22:16
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se Agron Shehajn nuk e merr farë në konsideratë si kandidat.
Ndërsa analisti Aleksandër Çipa tha se gara në Partinë Demokratike nuk është një garë me mundësi të barabarta.
Dyrnjaja për Shehajn: Nuk e marr fare në konsideratë. Guxim i jashtëzakonshëm, mund ta bëj vetëm një amator politik. Nuk ka artikulim politik.
Çipa: Nuk është një garë me mundësi të barabarta. Askush nuk ofron një platformë që lidhet me ardhmërinë.

