Tom Doshi dha dorëheqjen, Ja kujt i kalon mandati i deputetit në qarkun Shkodër

KQZ i jep mandatini e lënë nga Tom Doshi, zonjës Jetmira Rraboshta e renditur e treta në listën shumë emërore të PSD në zgjedhjet e 2017-s

Jetmira Rraboshta do ta mbajë këtë mandat deri në shtator të këtij viti, kur edhe do të konstituohet Parlamenti i ri.

“KQZ vendos dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërorë të PSD në zonën e qarkut Shkodër, zonjës Jetmira Rraboshta”, tha Celibashi.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.

Më pas Rraboshta bëri betimin në Kuvend.

Tom Doshi dhe dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit nje dite pas zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një letre, Doshi vuri në dijeni KQZ-në duke kërkuar edhe zëvendësimin e tij në listat e kandidatëve.

Ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit, PSD mori  3 mandate deputeti