Mbyllet procesi i aplikimeve për në BKH, përzgjidhen 421 kandidatë

Është mbyllur procesi i shqyrtimeve të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në BKH.

Komisioni i Përzgjedhjes ka shqyrtuar 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, mjafton të shkarkohet lista e kandidatëve që gjendet në faqen zyrtare të BKH-së.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në faqen zyrtare të BKH-së.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01.06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.