Juventus mposht Atalantën, ngre lart Kupën e Italisë
Në pritje të ndeshjes finale në Serinë A ku do të vendoset fati i kualifikimit në Champions League, Juventusi merr trofeun e dytë të rëndësishëm, Kupën e Italisë.
Në finalen e luajtur në “Mapei Stadium”, bardhezinjtë mposhtën 2-1 Atalantën në një ndeshje me emocion dhe ku ishin bardhezinjtë ata që shënuan të parët në 31’ me Kulusevskin me një të majtë shumë të bukur.
Nuk vonoi përgjigja e zikaltërve që në pjesën e pare me një gjuajtje në zone nga Malinovsky në 41’.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Atalantën por Juventusi me vendosmëri fitoi terren me minutat që ecnin dhe pas disa përpjekjeve arrijnë të gjejnë golin e avantazhit me Chiesan në 73’.
Një gol shumë i rëndësishëm për skuadrën e Pirlos që në fakt arrin ta ruajë rezultatin dhe të ngre larg trofeun e Kupës së Italisë për herë të 14 në historinë e klubit. Për t’u theksuar ishte prezenca për here të pare në një ndeshje futbolli në Itali pas më shumë se një viti për shkak të pandemisë.
