Europa në rrezik. Tottenham zhgënjen me Aston Villan, e arrin Everton

 

Përballë tifozëve të tyre, Tottenham bën një figurë shumë të keqe teksa u mund 1-2 nga Aston Villa. Spursat që kanë trajnerin e përkohshëm, Mason që pas shkarkimit të Mourinhos bën një hap të madh pas në ndeshjen e parafundit ku goli i Bergwijn në 8’ nuk mjaftoi pasi u përmbysën me golat e Regulion në 20’ (autogol) dhe Watkins në 39’.

Gjithçka u vendos në 45 minutat e para ndërsa fraksioni i dytë ishte një garë se kush humbiste më shumë raste nga të dyja anët. Kjo disfatë kompromenton zonën e Europës teksa në ndeshjen e fundit do të luajnë me Leicester ndërsa ajo që ra në sy në fund të ndeshjes ishte xhiroja e Harry Kane para tifozëve për t’i duartrokitur që le të kuptojë se ishte ndeshja e fundit në shtëpinë e Spursave që mund të mos jenë as në Euripë.

Për më tepër, Everton fitoi ndeshjen e saj, 1-0 ndaj Wolves duke e barazuar me 59 pikë ekipin e Tottenham.

Për skuadrën e Ancelottit, deçiziv ishte goli i Richarlison me fillimin e pjesës së dytë që i dha një shtysë të madhe ekipit në këtë sukses të vuajtur. Në ndeshjet e mbrëmjes, Newcastle mbylli sezonin në shtëpi me fitoren minimale 1-0 ndaj Sheffield United të vendit të fundit.