Shkodër/ Plumba në këmbë 2 të rinjve, arrestohet i kërkuari i lagjes "Skënderbeg"

Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë të ndodhur në gusht të 2020 në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Skënderbeg", Forca e Posaçme "Shqiponja" e DVP Shkodër vunë në pranga Enton Dushaj, një person me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, informon policia.


Ky shtetas, më datë 25 gusht 2020, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit Erison Gjekën, 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe Ndue Malin 24 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, të cilit pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë” informon policia e Shkodrës.

36-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje"

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.