Dyshohet se u përdorën për vrasjen e Delon Troqes, gjenden dy armë zjarri kallashnikov në makinën e djegur

Në makinën e djegur, e cila u gjet pak metra larg vendit ku u ekzekutua Delon Troqe, janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov. 

Këtë e kanë konfirmuar burime nga policia, ku bëjnë me dije se në brendësi të makinës së djegur janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov të përdorura në krim.

Sipas policisë, makina e djegur, përket dy autorëve që dyshohet se kanë ekzekutuar 38-vjeçarin,  i cili sapo ishte kthyer nga Spanja.