Vlorë, gjendet e djegur makina tip “Ford” brenda banesës

Një makinë e tip “Ford focus” është gjetur e djegur gjatë ditës së sotme në Vlorë.

Mësohet se makina është gjendur brenda territorit të një banese të zona e ish fushës së druve.

Makina është përfshirë nga flakët rreth orës 00:30.

Makina ka targat AA 218EC dhe ka qenë parkuar në oborrin e shtëpisë.

Deri më tani policia nuk ka dhënë shkaqe për këtë ngjarje.