Ekzekutimi në Vlorë/ I afërmi i viktimës godet shefin e reanimacionit Vlorë

Një i afërm i viktimës, Delon Troqe ka goditur me grusht dhe ka shtyrë shefin e reanimacionit të Vlorës në momentin e marrjes së lajmit.

Delion Troqe, 38 vjeç u ekzekutua rreth orës 22:00 në Vlorë. Ora News mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pranë pallatit të sportit “Flamurtari.”

Shtetasi Delon Troqe kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja. Dyshohet se është qëlluar me 15 plumba nga 2 persona.

Deri tani policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Vlorës.