Vrasja e Delon Troqes, autorët i shkuan të maskuar në servis

Dalin detaje të reja nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe ditën e djeshme pranë pallatit të sportit Flamurtari në lagjen Pavarësia.

Burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se një automjet i llojit Audi A4 duke patur informacione për mbi vendndodhjen e viktimës ka shkuar pranë servisit të tij dhe dy persona të maskuar kanë dalë nga makina dhe kanë filluar ta godasin me breshëri kallashnikovi të dy njëkohësisht.

Autorët mendohet të jenë dy ose më shumë. Autorë të maskuar të cilët dalin nga mjeti Audi A4, godasin me breshëri kallashnikovi, dy herë me ndalesa dhe largohen më vonë me shpejtësi nga ngjarja.

Mendohet të jetë goditur më tepër se 15 herë ku 4 plumba e kanë kapur në trup e gjoks ndërsa një në kokë ka qënë fatal për jetën.

Policia e Vlorës ka pyetur deri tani mbi 20 persona mbi ngjarjen. Ka patur persona të mbajtur për orë të tërë në komisariat, por që s’kanë lidhje me ngjarjen.

Personat kanë qënë dëshmimtarë okular, punonjës dhe pronarë biznesesh aty pranë si dhe familjarë të viktimës.

Pista kryesore mbetet larje hesapeve të vjetra, por edhe aktiviteti i mundshëm kriminal në shtetin e Spanjës.

Blutë e Vlorës shprehen se ka qënë disa herë i proceduar për konflikte banale, rasti i fundit në mars të këtij viti ku është goditur me sende të forta me disa shtetas te tjerë pranë banesës dhe servisit ku punononte.

Itenerari i makines se autoreve


Një automjet i djegur llojit Audi A4 gjendur në fshatin Sherisht i shkrumbuar, makinë me targa të vjedhura, mendohet se ka lidhje me ngjarjen.

Personat mendohen të jenë larguar nga servisi i makinës, në drejtim të spitalit të Vlorës dhe më pas në Fshatin Babicë duke perfunduar disa kiometra më tutje për në Shërisht ku edhe janë larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ka ngritur postobllok policor në disa vende, ka krehur edhe zonën pa mundur të kapi autorët.

Kjo është viktima e katërt në pak muaj, qysh nga 6 shkurti deri me sot, si pasojë e atentateve në Vlorë.