Sekondat e para pas krimit të rëndë të vrasjes së Delon Troqe, familjarët e shokuar
Një 38-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Delon Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi në ambientet servisit në pronësi të tij në zonën e Skelës.
38-vjeçari ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Në një video të siguruar nga Ora News shihet teksa 38-vjeçari është i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohen të afërm duke vajtuar. Në video dëgjohen gjithashtu edhe të shtëna.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia. Ambulanca transportoi të riun në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Ora News bën me dije se ishte një ngjarje e organizuar mirë, sakaq nuk dihet nëse ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e një konflikti në Vlorë apo në Spanjë.
Mbi viktimën është qëlluar 15 herë me kallashnikov, ndërkohë pak metra larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një makinë e djegur makina e cila dyshohet se është përdorur nga 2 autorët.
Kush është Delion Troqe?
Viktima është një emër jo i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar dhe ka qëndruar për disa kohë në burg, por nuk dihet se për çfarë akuzohej asokohe.
Ai është skeduar nga prokuroria por ka mundur të ngrejë procedura për të marrë dëmshpërblim. Mësohet se ai ka marrë rreth më shumë se 6 milionë.
Personi nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe merrej me biznesin e tij, të cilin herë pas here e mbyllte pasi largohej nga Shqipëria.
(Shenim: Per vrasjen raportuan gazetaret e Ora News, Edi Ruçi dhe Elton Qyno)


