Zbardhet plagosja e 33-vjeçarit në Berat, 2 në pranga dhe 4 në kërkim

Policia ka njoftuar se janë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar të plagosjes së 33 vjeçarit në fshatin Poshnje në Berat. Ata janë shtetasit Adriatik Shabanaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe Aurel Filaj 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.