Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet se u përket autorëve që ekzekutuan 38-vjeçarin

Një makinë është gjetur e djegur në Sherishtë, Vlorë, pas ekzekutimit të Delion Troqes.

Ora News, mëson se makina tip “Audi” është gjetur në Sherishtë nga shërbimet e policisë dhe dyshohet se makina e djegur u përket dy autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja. 

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

"Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes."- njofton policia.