Një ditë pas atentatit në Vlorë: Plumbat kanë përshkuar murin:Nga 15, 5 plumba e goditën në gjoks e në kokë

Një ditë pas vrasjes së 38 vjeçarit Delon Toqe, në servisin ku ndodhi vrasja janë të dukshme gjurmët e plumbave në murin e servisit ku ndodhi krimi.

Deri tani nga hetimet zbulohet se dy persona të maskuar kanë qëlluar me dy armë drejt të riut I cili ka dalë jashtë servisit pranë pallatit të sportit “Flamurtari” në Vlorë.

Vrasja ndodhi rreth orës 21:50 minuta në lagjen “Pavarësia”

Autorë të maskuar kanë dalin nga mjeti Audi A4 dhe kanë  goditur me breshëri kallashnikovi, dy herë me ndalesa dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi I krimit.

Plot 15 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes ndërsa 5 plumba kanë kapur trupin e 38 vjeçarit. Nga ekspertiza mjeko ligjore Delon Troqe ka marrë 4 plumba në trup dhe një plukmb në kokë.

Ndërkohë  plumbat kanë përshkuar edhe murin. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ka pyetur deri tani mbi 20 persona mbi ngjarjen

Deshmitarët

Sipas dëshmitarëve, automjeti ka qenë me xhama të zinj dhe nuk mund të shiheshin personat brenda tij. Delon Troqe ka qenë përpara servisit të tij duke rregulluar një motor në momentin ku është shtënë drejt tij.

Kjo është viktima e katërt në pak muaj, qysh nga 6 shkurti deri me sot, si pasojë e atentateve në Vlorë.