U ekzekutua me kallashnikov/ 38-vjeçari që u vra në Vlorë, sapo ishte kthyer nga Spanja

Delon Troqe, 38 vjeçari i ekzekutuar me kallashnikov mbrëmjen e 21 majit kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Spanja.
 

Ngjarja e rëndë, ka ndodhur pranë pallatit të sportit “Flamurtari”.

Mësohet se Troqe ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital.

"Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës "
informoi policia.

Drejt tij është qëlluar me armë zjarri tip Kallashnikov, ndërkohë në vendngjarje janë gjetur gëzhoja.

Në njoftimin për shtyp policia informoi se gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.