Koka: Rama ka bërë mirë që s'ka reaguar për Berishën, le të veprojë drejtësia e re e SHBA-ve

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian koka u shpreh se Edi Rama ka bërë mirë që nuk ka reaguar për rastin e Berishës.

Koka: Edi Rama ka bërë mirë që nuk ka reaguar për rastin e Berishës, duke vendosur një standard kështu, por që nuk duhet inkurajuar. Ideja është që ne duhet të kërkojmë standardin e reformën në drejtësi.

Nëse ka akuza për korrupsion real le t'i dënojmë me drejtësinë e re që Berisha e votoi dhe u bë me bekimin e SHBA-ve. Janë pika të tilla që duhet të na bashkojnë dhe jo të na përçajnë. Berisha kërkoi dje fakte, ata mund të kenë pafund.