Non grata nga SHBA, Berisha: Vendim i njëanshëm politik, Rama ka çuar dosjet

Ish-Kryemistri Sali Berisha, i cili është shpallur ditën e djeshme ‘non-grata’ nga SHBA, shprehet se vendimi i DASH, është politik dhe sipas tij institucioni është treguar i njëanshëm në favor të qeverisë aktuale.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha ka hedhur akuza edhe për Kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ka qenë kreu i qeverisë që ka çuar dosje në SHBA, teksa shton se gjithçka është një mashtrim.

Pjesë nga Intervista 

Fevziu: A I jep kosto ky vendim Partisë Demokratike

Berisha: Ky vendim është politik dhe nuk prek vetëm Sali berishën, por tw djathtën në tërësi. Të mos bëjmë sikur si dimë gjërat. Është e qartë anësimi në favor të qeverisë.

Feviziu: Nga kush është mbajtur anësimi, nga DASH.

Berisha: Po pse jo

Fevziu: Po pse ia bëjnë këtë favor Edi Ramës.

Berisha: Spektri, politik është spektër politik, unë nuk kam pasur kurrë as problemin më të vogël më korrupsionin.

Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq.

Fevziu: Nëse ka çuar dosjet do të thotë ka diçka

Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin.

Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka inicuar?

Berisha: Pa diskutim

Fevziu: Nga Shqipëria?

Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington.

Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrojë nga dosjet e Ramës, duket akoma më e rëndë.

Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo,

Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë.