Nikolla: Me Berishën non grata lind një epokë dhe një republikë re në politikën shqiptare

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Albert Nikolla, sekretar për medien i PS-së u shpreh se nuk e di nëse Berisha është i korruptuar, por DASH-i e tha se është i tillë.

Nikolla: Vendime të tilla kanë rëndësi të fortë simbolike. Unë nuk e di nëse Berisha është i korruptuar, por DASH-i e tha se është i tillë, se unë nuk kam mjete sa kanë ata. Unë si person shumë filo-amerikan dhe them falë Zotit që ekzistojnë.

Nëse dikush më ndihmua që të ngrihem dhe të rritem, unë nuk i heq poshtë ato gjëra. Nuk e shoh si rrezik amerikan për Shqipërinë. Unë them të lutem na ndihmoni se kemi probleme reale. Nga dje është një epokë e re në politikën shqiptare dhe nesër do të jemi në një republikë të re.