Nikolla: E tmerrshme që të themi se Amerika po bën komplot ndaj Shqipërisë dhe Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 22:00
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Albert Nikolla, sekretar për Median i PS-së u shpreh se sekretari i Shtetit nuk e njeh Berishën, nuk e ka takuar ndonjëherë se është makineri gjigante.
Nikolla: Makineria amerikane është më e madhja shtetërore. Sekretari i Shtetit nuk e njeh Berishën, nuk e ka takuar ndonjëherë se është makineri gjigante. Është e tmerrshme që të themi se Amerika po bën komplot ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
Amerika e ka ndihmuar gjithmonë Shqipërinë duke e futur në NATO. Unë nuk mund të gjykojmë Amerikën. Unë nuk mund të flas as nëse Berisha është i korruptuar, por dimë që DASH e ka bërë një akuzë të tillë dhe kjo na prek të gjithë.

