Morava: Në rajon ka mjaft politikanë të dënuar për korrupsion, pse vetë Berisha non grata?

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Kostana Morava u shpreh se ka plot raste në rajon të kryeminsitrave e zyrtarëve të korruptuar, por deri më tani vetëm Berisha është shpallur non grata.

Morava: Ne kemi rastin e Ivo Sanader në Kroaci që është dënuar për korrupsion bashkë me shumë të tjerë. Kemi edhe rastin e ndonjë kryeministri Grek që falimentoi si shtet dhe sërish nuk kemi një vend të tillë.

Berisha nuk është politikani më i korruptuar në rajon. Dhe SHBA e kanë rajonin tonë në pikësynim e tyre. SHBA ka referuar për influencë të Rusisë në rajonin tonë dhe kanë dashur që të shtrijnë influencën e tyre si SHBA. Atëherë pse është shpallur vetëm Berisha non grata në rajonin tonë?