Gashi: Berisha mund të jetë personi më inteligjent në Shqipëri, është 2-3 hapa para të gjithëve

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Shpend Gashi u shpreh se Berisha sot doli nga një hotel në Tiranë, por jo nga selia e PD-së se nuk do ta përfshijë partinë në këtë gjë.

Gashi: Berisha sot doli nga një hotel në Tiranë, por jo nga selia e PD-së se nuk do ta përfshijë partinë në këtë gjë. Berisha është kaq inteligjent, madje mund të jetë personi më inteligjent në Shqipëri dhe është 2-3 hapa para të gjithëve. Prandaj për t'i hequr këto gjëra personale ka zgjedhur një hotel.

I tha se po e nis gjyqin si një person privat. Kishte disa fjalë kyçe në fjalimin e Berishës dhe të gjithë mesazhet që donte të jepte i dha nën rreshta.