Video virale në Tik Tok ju sugjeron si të pastroni lehtë dhe shpejt muret e pista në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 09:55
Në aplikacionin Tik Tok është bërë virale një video, e cila tregon se si të pastrojmë papastërtitë në muret e ndotura, në kushte shtëpie.
Nëse doni të pastroni muret e shtëpisë, por keni frikë se mos prishni ngjyrën, atëherë ndiqni këshillën që sugjeron Tik Tok. Është e lehtë dhe efektive.
TikTok-erja përdor zbutës rrobash, të cilin e hollon me ujë dhe e vendos atë në një shishe. Spërkat murin me lëngun dhe e fshin atë me një copë të butë.
Kjo metodë është ideale për ngjyrat akrilike, mat ose me shkëlqim.