Berisha non-grata, Burimi: Mesazh për Bashën të distancohet, Yuri Kim po instalon regjimin e Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 22:57
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gezetari Genc Burimi u shpreh se mesazhi është shumë i qartë për Bashën që të distancohet nga Berisha, të njohë zgjedhjet dhe të hapë rrugën për integrim.
Burimi: Mesazhi është shumë i qartë për Bashën që të distancohet nga Berisha, të njohë zgjedhjet dhe të hapë rrugën për integrim. Amerikanët kanë një qëllim në kokë; të hapen negociatat dhe të vazhdojnë me Ramën. Berisha duhet të ishte non grata që me Gërdecin.
Sot Bashës i jep mesazh i qartë që të distancohet nga Berisha. Amerikanët po instalojnë një krah drejtësie të armatosur të Edi Ramës ngjashëm me Pinochetin në Kili. Kjo po ndodh në shumë vende. Ky është mendimi i Zonjës Yuri Kim dhe shqiptarët po marrin një rrezik shumë të madh.


