Burimi: Veprim trashanik i Sekretarit të Shtetit, pas tij ambasadorja amerikane, rrezikohet integrimi

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se është një veprim trashanik i sekretarit amerikan dhe pas tij është ambasadorja amerikane.

Burimi: Duhet të kuptoj këndin se si mund të sulmohet Sekretari Amerikane, se ose ka bërë deklarata kundër Berishës, ose është provokim, ose mendon Berisha se ka qenë një sulm trashanik me një përgjigje trashanike. Për mua është një veprim trashanik i Blinken dhe pas tij është ambasadorja amerikane.

Ata mbrojnë gjithmonë Ramën dhe nuk e linin Ciftin Berisha Meta. Dihet se është në gjeo-politikë e tillë sepse Shqipëria duhet të hapë negociata me BE-në. SHBA duhet të kishte pritur disa muaj për të sulmuar Berishën dhe Metën, sepse në bëhet gjurulldi në Shqipëri, evropianët janë shumë frikacakë.