Koka: Ata që nuk e njohin Berishën mendojnë se ky është fundi i tij, por ai nuk u ikën betejave

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ka njerëz që nuk e njohin Berishën dhe mendojnë se ky ishte fundi i tij.

Por sipas tij, ata që e njohin mirë Berishën e dinë se ai nuk tërhiqet nga asnjë betejë

Koka: Ka njerëz që nuk e njohin Berishën dhe mendojnë se ky ishte fundit i tij. Ndërsa janë edhe ata që e njohin Berishën dhe e dinë se ai nuk tërhiqet nga asnjë betejë. Ka pasur shumë reagime dje dhe kritikët më të mëdhenj të tij kanë shprehur habi të madhe.

Akuza që erdhi nga SHBA-ja, kishte shumë gjëra që janë të diskutueshme. Të gjithë ata që e kanë luftuar e dinë se Berishës mund t'i thuash shumë gjëra, por jo i korruptuar. Berisha ka qenë një ndër personat që ka mbrojtur më shumë Kosovën.