Sherr në një lokal në Vlorë, djali i policit plagoset me thikë në vesh

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti.

Ora News mëson se i plagosuri është djali i një efektivi policie. Ai është goditur me thikë disa herë në pjesën e veshit.

"Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi  A. L., 20" njoftoi policia.

Ai ëhstë transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.