Man. City e Man. United mendojnë për finalet, harrojnë Premier League

Në javën e parafundit të Premier League, priteshin surpriza për dy skuadrat e Manchesterit pasi që të dyja, si Citizens ashtu edhe “djajtë e kuq” më shumë po presin finalet respektive në Champions League dhe në Europa League dhe kjo u duk edhe në fushë.

Fillimisht luajti Man. United ku në “Old Trafford” në praninë e tifozëve nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fulham të cilët kanë rënë një kategori më poshtë. Një supergoli të Edinson Cavanit në 15’ iu përgjigj Joy Bryan në 75’ duke mbyllur sfidën 1-1.

Ndërkohë kampionët e Man. City në transfertën me Brighton u mposhtën me rezultatin 3-2, në një ndeshje pa objektiva por që në fushë ishin më të mirët për skuadrën e Guardiolës.

Citizens kaluan të parët në avantazh me Gundogan në 2’ teksa Cancelo me karton të kuq ia bëri të vështirë ndeshjen miqve që gjithsesi dyfishuan me Foden në 48’.

Pas këtij goli vjen përmbysja e Brighton që shënon tre here me Trosard në 50’, Webster në 72’ dhe Burn në 76 që vendosi dhe rezultatin në 3-2.
Impresionoi edhe Leeds i Marcelo Bielsas që mori fitoren e tretë radhazi 2-0 në fushën e Southampton.