Shtohen protestat në Kolumbi kundër zhvillimit të Copa America
Kolumbia është nën një presion shumë të madh. Bashkë me Argjentinën, ky vend është përcaktuar për të organizuar edicionin e Kupës së Amerikës për këtë vit nga 13 Qershori deri më 10 Korrik por situata në shtetin latin është shumë delikate dhe e vështirë.
Mijëra tifozë që përfaqësonin disa nga klubet më të rëndësishme të futbollit në Kolumbi, u grumbulluan në një protestë përpara Federatës së Futbollit duke kërkuar anulimin e organizimit të Copa America në Kolumbi. Sipas raportimeve, tifozët mbanin fanellat e ekipeve më të rëndësishme si America di Cali, Atletico Nacional di Medellín, Deportes Tolima, Deportivo Cali, Junior di Barranquilla e Independiente di Santa Fe dhe qëndruan për disa orë përpara institucionit kryesor të futbollit në vend.
Sipas tyre nuk mund të organizohet një kompeticion i tillë kur vendi po kalon një krizë si nga pandemia prej më shumë se një viti por edhe nga kriza politike ku prej tre javësh protestohet kundër qeverisë teksa 40 persona kanë humbur jetën në këto përplasje.
Copa America është organizuar për t’u luajtur në dy shtete ku Grupi A me Brasilin, Venezuelën, Ecuador e Peru bashkë me Kolumbinë t’i zhvillojnë ndeshjet pikërisht në këtë të fundit teksa Grupi A, Argentina, Bolivia, Kie, Paraguai e Uruguai, të luajnë në vendlinjen e Messit me shokë.
Një opsion që po diskutohet është zhvillimi i të gjithë edicionit të Copa America, pikërisht në Argjentinë dhe në ditët e ardhshme mund të ketë vendime të rëndësishme.
