Reus heq dorë nga Euro 2020: Kam vuajtur për këtë vendim
Me Thomas Muller që rikthehet, një tjetër sulmues largohet nga Gjermania. Sigurisht që është një vendim momental por Marco Reus ka vendosur të mos shkojë në Kampionatin Europian me kombëtaren.
Sulmuesi i Dortmund i cili këtë sezon dhe jo vetëm, ka vuajtur nga problemet fizike, njoftoi në rrjetet sociale se nuk do të jetë protagonist me Gjermaninë duke pohuar se ka vuajtur për të arritur deri në një vendim të tillë.
"Pas një sezoni të komplikuar, të lodhshëm dhe përfundimisht të suksesshëm, vendosa, së bashku me trajnerin e ekipit kombëtar, të mos shkoj në Kampionatin Evropian. Ky vendim ishte shumë i vështirë për mua, sepse unë jam gjithmonë shumë krenar kur më lejohet të përfaqësoj vendi im. Pas një viti shumë intensiv dhe pasi kam arritur objektivat me Borussia Dortmund, kam vendosur t'i jap trupit tim kohë për t'u rikuperuar! Do të përfitoj nga pushimi për të qenë në gjendje të filloj sezonin e ri në mënyrën më optimale! I uroj kombëtares tonë më të mirën për Euronpianin dhe do të duartrokas si tifoz e do të kryqëzoj gishtat”, ishte reagimi i 31-vjeçarit në profiling e tij në Instagram.

Reus ka patur shumë herë probleme fizike që e kanë privuar nga kompeticione të rëndësishme, siç ishte Botërori i 2014 ku për shkak të një dëmtimi e pa nga televizori ngritjen e Kupës së Botës nga shokët e tij.
