Man. United në gjurmët e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla
Dueli i mbrëmjes në Europa League mes Man. United dhe Romës do të shërbejë për “djajtë e kuq” për të mësuar më shumë edhe për Marash Kumbullën. Drejtuesit anglezë e kanë ndjekur edhe vitin e kaluar mbrojtësin shqiptar dhe paraqitjet e mira të djaloshit kuqezi me Romën këtë vit edhe pse me disa priobleme fizike duket se i kanë ata që të intensifikojnë përpjekjet për të arritur te 21-vjeçari.
Në fakt, Man. United ka si objektiv primar për mbrojtjen, Raphael Varane nga Real Madrid por kërkesa prej 60 mln euro e tyre ka frenuar interesimin ndaj dhe drejtuesit po shikojnë për alternative ku Kumbulla është ndër më të ndjekurit.
Sipas prestigjozes angleze, “Daily Express”, në dy përballjet e Europa League, Man. United do të mësojë shumë për mbrojtësin shqiptar të Romës i cili vlerësohet si i shkëlqyer në duelet një për një dhe në ato ajrore nga kjo e përditshme.
Duke parë edhe interesimin e sezonit të kaluar ku Kumbulla luante te Roma, këto zëra nuk janë pa bazë dhe nuk përjashtohet që me një ofertë serioze, klubi Italian të lejojë mbrojtësin shqiptar të transferohet në Premier League.
