Video/ Rekordi në golf, 277 metra në shenjë në një makinë shpejtësie

Që prej vitit 2012, golfisti Jake Shepherd ruante rekordin e gjuajtjes më të largët në golf duke shënjestruar një makinë shpejtësie në 249.6 metra dhe piloti i makinës ishte David Coulthard.

Tani, pas 9 vitesh ky rekord jo vetëm që thyhet por tejkalohet në një largësi të jashtëzakonshme, 277 metra. Çmenduri e vërtetë po ta mendosh që me një gjuajtje në golf të arrish 277 metra dhe të shënjestrosh makinën që po ecën me shpejtësi.

Eshtë Marcus Armitage autori i rekordit të ri botëror teksa tentativat për ta arritur u realizuan në Elvington Airfield në Angli.

Pamjet janë spektakolare dhe mund t’i shijoni, sigurisht pati edhe tentativat të tjera ku Armitage dështoi.