I dënuar për vrasje të dyfishtë në Elbasan, kapet pas 24 vitesh shqiptari në Londër
Shqiptari, Artan Muca, 49 vjeç, i cili ishte në arrati që prej 24 vitesh është arrestuar në Britani.
49 vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e dy burrave në Shqipëri, është arrestuar në veri të Londrës dhe po përballet me një proces ekstradimi.
Muca është dënuar në mungesë me 25 vite burg pasi ekzekutoi në vitin 1997 në një bilardo dy persona në një fshat të Elbasanit.
Ai kishte qëndruar i lirë për vite të tëra, dhe në Angli kishte mundur të hapte një kompani transporti duke përdorur një emër të rremë. Siç bëjnë me dije mediat britanike, Muça është identifikuar nga autoritetet, të cilat kanë bërë edhe arrestimin e tij në veri të Londrës nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard.
Si ndodhi ngjarja?
Muca u dënua me 25 vjet burg në Shqipëri në mungesë për vrasjen e dy burrave me kallashnikov në një mosmarrëveshje në një dyqan bilardo.
Artan Muça është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kryer në vitin 1997 ku me breshëri kallashnikovi ka ekzekutuar shtetasit Sefedin Gjata dhe Bujar Musai. Krimi ndodhi në një bilardo në fshatin Kusrath në Elbasan që ishte në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata.
Në bilardo, Muça ka debatuar ashpër me shtetasi Bujar Musa, duke i drejtuar armën kallashnikov.
Sipas të dhënave hetimore në këtë moment ka ndërhyrë pronari i bilardos dhe në përpjekje për ti hequr armën Artanit, ky i fundit arrin ta shkrepë atë duke e goditur në kokë shtetasin Sefedin Gjata, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas Artan Muça ka qëlluar ndaj Bujar Musës duke e vrarë dhe atë. Pas krimit ai ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Prokuroria e Elbasanit mbi bazën e kallëzimit të shtetases Fatushe Gjata, bashkëshortja e të ndjerit Sefedin Gjata ka regjistruar procedimin penal në dhjetor të 2000 ndaj të pandehurit Artan Muça.
Në përfundim të hetimit çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Elbasanit, e cila me vendimin e dhjetorit 2001 ka vendosur ta deklarojë fajtor të pandehurin Artan Muça për vrasjen e dy personave, duke e dënuar me 25 vite burg gjithsej pas bashkimit të dy dënimeve.
Presidentja e Kosovës: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë
23 Prill, 13:59
Vendimi ka marrë formë të prerë dhe po në dhjetor të 2001 nga prokurori Neritan Hoxha është nxjerrë urdhri i ekzekutimit ndaj tij.


