Yuri Kim: SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë votën e lirë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar sërish lidhur me shit-blerjen e votës dhe nxitjen e dhunës në fushatë.

Yuri Kim shkruan se nxit SPAK-un që të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe

Yuri Kim: Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore.

Kim më herët theksoi se dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet.

Yuri Kim: Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe "patrullojnë" rrugët i përkasin të kaluarës - një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë.

Ambasadorja shtoi se incidenti me kandidatin Mziun nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën

Yuri Kim: Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë.

Deklarata e kandidatit të PD-së në Dibës, Xhelal Mziu, i cili  ushpreh se ata që duhesh për blerje votash do të kenë fatin e Xhuvanit, shkaktoi shumë reagime ditën e sotme nga politika dhe ndërkombëtarët.