Korçë/ Makina e Policisë përplas kalimtarin, ishte i dehur



Bajram Zyber 64 vjeç, banues në Korçë ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë e policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çiflig, në orën 22:50 minuta.

Sipas informacioneve të siguruara, 64 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, në momentin që i ka dalë para makinës së policisë, e cila e ka goditur atë.

Mësohet se goditja ka qenë e fortë, ndërsa dyshohet se viktima është tërhequr disa metra zvarrë, ndërsa në vendi ne ngjarjes ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë të cilët pritet që në bazë të dëshmive të tyre të zbardhin të plotë dinamikën e ngjarjes.

Menjëherë në vendi ne aksidentit ka shkuar një prokuror nga Korça, i cili po heton ngjarjen së bashku me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe ankesat i cili ka për detyrë të hetojë veprimet dhe mosveprimet e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.