Faktohet blerja e votave në Dibër, arrestohet zyrtari i bashkisë dhe shoqëruesi
Tentativa për blerjen e Votave për zgjedhjet e 25 prillit u konfirmua edhe në qarkun e Dibrës.
Policia vuri nën akuzë për krime zgjedhore dy personat e bllokuar të enjten në kryqëzimin e Maqellarës nga mbështetës të Opozitës me dyshimin se do të blinin vota për partinë Socialiste.
Brenda mjetit policia gjeti një sasi të parash që shkonte në 700 mijë lek, modele të fletës së votimit që orientonin për mënyrën e votimit dhe fletëpalosje të një subjekti politik.
Pas shqyrtimit të provave të siguruara në kushtet e flagrancës, Policia e Dibrës ka marrë masën e arrestit për Denis Xholin, 39 vjeç, zyrtar i Bashkisë së Bulqizës dhe Abjon Çekun, 25 vjeç që e shoqëronte.
Ndaj tyre policia ka ngritur akuzën për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Mbështetësit e Partisë Demokratike që bllokuan makinën, i identifikuan personazhet si mbështetës të PS dhe akuzuan se ata do të blinin vota për Partinë në Pushtet!
Por Partia Socialiste në Dibër thotë se ata nuk janë pjesë e Strukturës së Saj duke I lidhur me Lëvizjen Socialiste për integrim.
Sipas PS zyrtari i Bashkisë Bulqizë është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.
Nga ana tjetër faktimi i krimit zgjedhor u ka kushtuar hetim në gjendje të lirë për bllokimin e rrugës dy aktivistëve demokratë.
Tiranë/ Grabitet kompania në Arbanë
23 Prill, 09:12


