"Ju i keni prirë ndryshimit do i prini dhe fitores", Basha mbyll fushatën në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbylli fushatën në Qarkun e Shkodrës,  duke theksuar se 25 prilli do t’i japë fund braktisjes së vendit dhe qytetrëve nga një qeveri e papërgjegjshme. Lideri i opozitës tha se fitorja do të nis nga maja e Kelmendit e do të shtrihet në çdo skaj të Shqipërisë. 

“Fitorja e të dielës do të nisë nga Shkodra. Nga maja e Kelmendit e do të zbresë në çdo skaj të Shqipërisë” tha Basha.

Mes qytetarëve që kishin dalë për ta pritur edhe pse binte shi, Basha I ftoi të votojnë masivisht për të larguar përfundimisht Ramën nga qeveria.


“Ju i keni prirë ndryshimit do i prini dhe fitores. Votë masive popullore për numrin 9 dhe largimin përfundimar të Edi Ramës nga skena politke “ tha Basha.

Më pas Lulzim Basha u ndal në një takim me qytetarët e Lezhës.

"Ju i keni prirë ndryshimit do i prini dhe fitores", Basha mbyll
Foto: Mitingu ne Shkoder i Partise Demokratike, 23 prill 2021

Kryetari i opozitës do të jetë në takim elektoral në qytetin e Elbasanit e më pas do të mbyllë fushatën elektorale në kryeqytet për ti lënë vend heshtjes zgjedhore e reflektimit të qytetarëve për votën në 25 prill.