"Rikthehet" Besa Shahini: Do votoj në Tiranë për PS-në, opsioni më i mirë për Shqipërinë
Edhe pse nuk është më në kabinetin "Rama" dhe nuk u përfshi në fushatë, ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është prehur se do të vijë të votojnë në Tiranë më 25 prill.
Përmes një postimi në Facebook, shahini shkruan se do të votojë PS-në dhe thekson se kjo parti duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë.
Shahini: Të dielën do të shkoj në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste, grupin politik me të cilin shërbeva për tre vite në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende: PS duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë. Por, gjithashtu qëndron se sot PS vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë. Po të mund të votoja jashtë qarkut tim, do i jepja votën time Lindita Nikollës në Lezhë, e cila reformën në arsim e ka shtyrë përpara me kurajo e shumë sakrificë dhe duke punuar për Lezhën paralelisht, pa u ndalur.
Shahini shton se do të votonte shumë gra në PS të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë.
Shahini: Do të kisha votuar për Milva Ekonomin në Durrës që si deputete u përfshi totalisht në përpjekjet tona për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti, duke kontribuar me punën dhe ekspertizën e saj. Apo Anila Denajn në Vlorë, e cila me kokë të ftohtë dhe pasion në zemër, drejtoi suksesshëm sfidat marramendëse financiare me të cilat u ballafaquam kur pandemia filloi menjëherë pas tërmetit që shkaktoi dëme mbi 1 miliard Euro. Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën!
Besa Shahini ka qenë ministre e Arsimit në mandatin e dytë qeverisës dhe ashtu sikurse paraardhësja e saj, ishte një shënjestër akuzash nga opozita, si dhe nga studentët.

