Soreca mesazh shqiptarëve: Votoni më 25 Prill, keni fuqinë të vendosni se kush do t'ju përfaqësojë

Kur na ndajë më pak se 2 ditë nga dita e zgjedhjeve, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka ndarë një mesazh në Twitter.
Soreca shprehet se shqiptarët kanë të vendosin se kush do t'i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm dhe kush do të bëjë ligje.
Soreca: Më 25 Prill, ju keni fuqinë të vendosni se kush do t'ju përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Ti vendos!
Po ashtu, më herët sot thirrje për qetësi dhe për mos shkaktim incidentesh ka bërë edhe presidenti i venit, Ilir Meta.
“On 25 April, you have the power to decide who will represent you in the next Parliament, who will make the laws that will affect your life and who will decide on reforms needed for Albanian’s???????? EU integration. You decide!” EU Amb. @LSorecaEU ????????. Watch his full message???? pic.twitter.com/NOls9uikIc
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 23, 2021


