Policia kalon në gatishmëri: Mbi 5 mijë policë ruajnë objektet zgjedhore
Policia e Shtetit, ka angazhuar 8.049 punonjës policie dhe ka garantuar 3.429 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës edhe pse në kushtet e kufizimeve për shkak të pandemisë. Kjo është deklarata e bërë këtë të premte nga zv. drejtori i policisë së shtetit Albert Dervishaj i cili raportoi për rolin e policisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Por pavarësisht angazhimit të policisë, incidentet por edhe shit blerja e votave ku rasti më i fundit ajo e ndodhur në Maqellarë nuk u zbulua nga forcat e rendit por nga eksponente të opozitës.
Zv. Drejtori i Policisë tha së ka përfunduar pa incidente shpërndarja e materiale zgjedhore në 92 KZAZ. Po ashtu Dervishaj cilësoi si kyç prezencën e ndërkombëtarëve ne procesin zgjedhor
"Përfundon shoqërimi nga strukturat policiore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 92 komisoneve të administrimit zgjedhor, dhe deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri na ka mbështetur në procesin e trajnimeve po edhenë financime."
Duke filluar nga kjo e premte dhe deri të martën e 27 prillit, ushtria do të zbarkojnë në rrugë për të mbrojtur institucionet e rëndësisë së veçantë pasi efektivët e policisë që kanë këtë detyrë do te merren me zgjedhjet.
"Është përgatitur dhe është miratuar urdhëri i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtejs dhe urdhëri i drejtorit të policisë së shtetit për marrjen në mbrojte dhe për marrjen në ruajte nga sot deri ditën e martë të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore nga forcat e ushtrisë. 228 punonjës të policisë do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore. "
Ne dokumentin e siguruar nga Ora News që mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu janë zbardhur edhe armatimi, pajisjet dhe mjetet që duhet të kenë efektivet e angazhuar në ne procesin zgjedhor.
Në shkresë thuhet se punonjësi I policisë duhet të këtë numrin e identifikimit ose mbiemrin, numrin e KQZ ose QV fotografinë e punonjësit të policisë vulën e DVP të miratuar nga KQZ. Për sa i përket armatimit,punonjësit e policisë do të mbajnë armë te tipit pistoletë me kompletin përkatës së fishekëve si dhe radio ndërlidhje për komunikimin në distancë me eprorët shërbimin e sallës së komandimit.