Taulant Xhaka në mbështetje të PD-së: Për të mirën e Shqipërisë e sportit, votoni ndryshimin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2021, 15:04
Taulant Xhaka, futbollisti shqiptar që luan me Kombëtaren e Zvicrës, mbështet Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Videon e Xhakës e ka shpërndarë kryedemokrati Basha i cili shkruan: "Taulant Xhaka për ndryshim. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin!"
Xhaka: Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!
Përpos Xhakës, Basha ka pasur mbështetje edhe nga disa futbollistë të tjerë të Kombëtares Shqiptare, ku më i spikaturi ka qenë Andi Lila.

