Rama reagon ndaj Mziut: Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen, drejtësi popullore në 25 prill
Lidhur me thirrjet e kryesuesit të listës së PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili shkruan se ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë.
Rama shkruan në Facebook se Mziu është subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale dhe se ky soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill
Rama: Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill! Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar! Populli duhet t'u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!
Rama shton se në 25 prill votohet për fëmijët që s'kanë të drejtë vote, por që nuk kanë asnjë borxh kundrejt prindërve të tyre për kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre
Rama: Në 25 prill votohet për fëmijët që s'kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre! Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni! Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore.
Ndërkohë, pas deklaratës së tij lidhur me ngjarjen e Elbasanit dhe mbrojtjen e votës, Mziu ka kërkuar falje publike duke thënë se është penduar për komentin e tij.

