Po çonte në komisariat dy të arrestuar, polici godet për vdekje 64 vjeçarin në Korçë
Arrestohet në Korçë, një efektiv i policisë së Pogradecit, i cili teksa tranportonte dy persona të arrestuar nga Pogradeci në drejtim të komisariatit të Korçës, ka aksidentuar për vdekje një 64-vjeçar.
Efektivi i policisë i arrestuar quhet Valter Xhekollari, dhe është me detyrë Trupë Shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 23 prill 2021 në orët e para të mëngjeist (03:00), ku në fshatin Çiflig, punonjësi i policisë ka aksidentuar për vdekje 64-vjeçarin.
Polici ishte duke drejtuar mjetin e policisë tip “Ford”, ky punonjës policie, ka aksidentuar në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në afërsi të fshatit Çiflik, shtetasin Bajram Zyberi, 64 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme. “…ngjarja ka ndodhur ndërsa punonjësi i policisë, Valter Xhekollari, po transportonte me mjetin e policisë dy shtetas të arrestuar, drejt dhomave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë…”-thuhet në dokumentin e policisë.
Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan-Korçë kanë bërë të gjitha veprimet proçeduriale, ndërsa për këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e 64-vjeçarit.


