Gjiknuri akuzon LSI për blerje votash në Vlorë

Edhe në ditën e fundit të fushatës elektorale, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të presidentit për blerje të votave në Vlorë. Drejtuesi politik i PS në këtë qark, në takim me banorët e rajonit 4 dhe 5,shigjeton Lsi si institucion të korruptuar.

"Ka kërkuar referendum. Ka ardhur këtu në Vlorë, na akuzon ne për krime elektorale kur të vetmit njerëz që kapen nga policia për blerje votash janë njerëzit e LSI. Ata kanë filluar të krijojmë alibinë e humbjes dhe vjedhjes së votës dhe duan të nxisin incidentet."

Gjiknuri shprehet i bindur se do të marr 9 mandate në Vlorë dhe në këtë konkluzion shkon duke krahasuar pjesëmarrjen në takimet e PD dhe PS.

"Ne sfiduam motin dhe na erdhët kaq shumë në numër. Madje kaq kishte mbledhur Lulzim Basha në të gjithë qarkun, sa jemi ne këtu."

Edhe njëherë Gjiknuri theksoi se në mandatin e tretë investimet do të kenë ne fokus zonat periferike.