Mediu: Pa standarde demokratike nuk mund të bëhemi pjesë e BE-së


Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO dhe marrëdhëniet me aleatët e SHBA, kanë qenë kryefjala e konferencës që kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi me përfaqësues të jashtëm.

Në NATO, Shqipëria është pjesë e vendimmarrjes si anëtare e barabartë me vendet te fuqishme të Alencës së Atlantikut të Veriut. Ky anëtarësim duhet kapitalizuar në shërbim të vendit, interesit tonë kombëtar dhe shqiptarëve në rajon.

Mediu: Pa standarde demokratike nuk mund të bëhemi pjesë e

Gjatë kësaj konference u fol për klimën e trazuar politike mes vendeve Ballkanike dhe jo vetëm, ku u evidentua dhe roli i Shqipërisë. Gjenerali Wheeler theksoi se siguria e Shqipërisë është e lidhur me aplikimin e standardeve demokratike.

Anëtarësimi i Shqiperise në NATO ishte rezultat i një pune të shkëlqyer të qeverisë shqiptare në vitet 2005-2009, i reforomave në Forcat e Armatosura por dhe luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimit të një demokracie funksionale.

Në fund të fjalës së tij, gjenerali Wheeler, tha se presidenti i SHBA, Joe Biden, është njohës i mirë i Ballkanit dhe mbështetës i rrugëtimit të Kosovës e Shqipërisë