Rama për opozitën: Vrasin e kërcënojnë, llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!
Rama ka reaguar sërish ndaj zhvillime të ditës së sotme, duke shkruar se kampi kundërshtar vret, kërcënon dhe inskenon kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS.
Rama këtë herë ka zgjedhur Twitter-in duke theksuar kur kapen me zë e figurë, shfaqen ashtu sikurse janë: llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!
Rama: Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!
Rama reagoi më herët lidhur me deklaratën e kandidatit demokrat në Dibër, Xhelal Mziu i cili tha se ata që blejnë vota do të kenë fati ne Xhuvanit në Elbasan.


